Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u betua sot për një mandat të ri presidencial pesë-vjeçar.
Kryetari i partisë AKP-së ka marr mandatin e tretë në rolin e presidentit të shtetit të Turqisë.
“Betohem për nderin dhe integritetin tim para kombit dhe historisë së madhe turke se do të ruaj ekzistencën dhe pavarësinë e shtetit, se do t’i përmbahem kushtetutës, shtetit ligjor, demokracisë, parimeve dhe reformave të Ataturkut, dhe parimet e republikës laike”, tha 69-vjeçari në ceremoninë e inaugurimit në parlament në Ankara.
Cumhurbaşkanlığı Yemin Töreni | TBMMhttps://t.co/bsa92YiFLj
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) June 3, 2023
Ai, i cili është udhëheqësi më jetëgjatë i Turqisë, fitoi zgjedhjet e fundit presidenciale.
Në raundin e dytë, ai fitoi 52.2 për qind të votave dhe kështu mundi kundërshtarin, Kemal Kilicdaroglu.
Ndryshe, Kosovën në këtë ngjarje të shënuar e ka prezantuar presidentja, Vjosa Osmani. /Telegrafi/