Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ka mbajtur së fundmi një koncert në Londër.

Ajo ka performuar për shqiptarët që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, duke kënduar disa nga këngët e repertoarit të saj në një diskotekë.


28-vjeçarja është dukur mjaft atraktive dhe provokuese e veshur me një kostum të zi me geta të zeza me material rrjete.

era1

E teksa ka vënë në pah linjat e saj të tonifikuara të trupit, në një pjesë të kostumit të saj, ajo kishte një yll të qëndisur në gjoks, duke zbuluar kështu më shumë nga pamja e kraharorit të saj.

Në disa fotografi dhe video që këngëtarja Istrefi ka shpërndarë për ndjekësit e saj në rrjetet sociale, Era është dukur mjaft bukur dhe është komentuar nga fansat për dukjen e saj.

346671685 926861571942840 7077823713516193268 n

Nga një video e publikuar nga fansat në Instagram, gjithashtu mund të shihet se atmosfera ka qenë elektrizuese nga performanca e zjarrtë e këngëtares.

346377183 908234120262769 6232784286319725442 n

Era përndryshe vazhdon të jetë aktive në muzikë me projekte muzikore, të cilat priten kryesisht mirë nga publiku. /Telegrafi/