Era Istrefi mahnit me veshjen elegante në imazhet e reja

Këngëtarja e njohur, Era Istrefi, është tejet e dashur për audiencën e gjerë.
Ajo edhe pse nuk është shumë aktive me prurjet muzikor, nuk lë anash postimet nga përditshmëria.
Ndërkaq, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo ka zgjedhur të mahnit ndjekësit e saj.
Si rrallëherë Era u shfaq me një veshje elegante, teksa fustani i kaltër i theksonte fizikun e formësuar.
Flokët bionde vendosi që t'i kap lart kokës, derisa makijazhin e kishte përshtatur me dukjen e radhës.
"Karakteri kryesor për momentin", ka shkruar ajo në përshkrim.
Istrefi ndërkohë mori komplimente të shumta nga kolegët, fansat, e po ashtu edhe nga figura të njohura publike. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/06/2021
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























































