Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi si dhe futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani si duket i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Dyshja, kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagrami si dhe kanë fshirë fotografitë e përbashkëta që kanë pasur në Instagram.


Spekulimet për ndarjen e tyre vijnë pasi çifti kishin zyrtarizuar lidhjen rreth një vit më parë, lajm që bëri bujë në mediet e shtypit rozë.

eraa

Lidhur me këto spekulime nuk ka pasur një reagim zyrtar nga asnjëra palë, as nga Istrefi por as vetë futbollisti i njohur Rrahmani.

Ata ishin pa dyshim çifti më i përfolur i estradës, që kur njoftuan lidhjen e tyre. /Telegrafi/

c7b57753 468f 496d b0da b83a09f5f05e

912951b8 4047 49a8 abaf a784984064cb

358103850 861627535334773 8402323251654866246 n