Me rastin e 24 vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit”, personalitete të shumta nga skena politike por edhe të fushave të tjera kanë bërë homazhe sot në Kompleksin Memorial në Gllogjan.

Në mesin e shumë personaliteteve ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.


Në një postim në Facebook, Mehaj tha se lufta heroike e djemve dhe vashave të Dukagjinit dhe gjithë Kosovës janë burimi i pashtershëm i frymëzimit tonë dhe definicioni më kuptimplotë se sa e shtrenjtë është Liria e Kombit dhe Atdheut dhe sa shumë është sakrifikuar për to.

277248099 299083662333021 65990645393959671 n

“Sot me të ardhur nga vizita në Izrael u nisa menjëherë në Manifestimin Përkujtimor në shënimin e 24 vjetorin e Epopesë së Dukagjinit. Në Kompleksin Memorial të Heronjve në Gllogjan, sot qëndruam fizikisht dhe shpirtërisht me kujtimin dhe nderin e madh, dhe me përkulje të përjetshme para heronjve të rënë, luftëtarëve të Ushtrisë së Lavdishme Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Mehaj.

Homazhe në Gllogjan ka bërë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. Krasniqi ka shkruar se përherë u janë mirënjohës për veprën heroike të këtyre trimave të cilët dhanë jetën që ne sot të jetojmë të lirë.

“Në 24 vjetorin e Epopesë së lavdishme të Dukagjinit, me bashkëpunëtorë dhe kolegë të Partisë Demokratike të Kosovës, bëmë homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan, për të nderuar luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ranë dëshmorë në përballje me forcat serbe. Ditë të tilla si 24 marsi i vitit 1998, janë ndër datat më krenare dhe sublime të historisë së Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

277005165 493783302120405 6113470839801914149 n

Në 24-vjetori i betejës së Gllogjanit, e njohur ndryshe si “Epopeja e Dukagjinit” në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan ka bërë homazhe edhe Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Nga aty, Besnik Tahiri tha se kjo datë do të kujtohet gjatë gjithë historisë së kombit tonë.

AAK 1  1

“Kemi vendosur që prononcimin tonë si grup parlamentare ta bëjmë këtu nga Gllogjani një vend historik, një vend ku prehen burrat dhe gratë që dhanë jetën e tyre dhe dëshmuan se liria ka çmim, por liria është e padiskutueshme për kombin dhe vendin tonë[...]Kemi vlerësim të lartë për kontributin e NATO-s si datë e rëndësishme e 24 marsit, por njëkohësisht për të vlerësuar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Epopenë e Dukagjinit dhe gjithë dëshmoreve të kombit”, tha ai. /Telegrafi/