Ekipi negociator i Kosovës për bisedimet me Serbinë, ka paralajmëruar se do ta fillojë nga “pika zero” hartimin e qëndrimit të palës kosovare në kuadër të dialogut.
Shumë takime dhe udhëtime në Bruksel janë bërë në tetë vitet e fundit prej kur ka filluar dialogu me Serbinë, në vitin 2011, por kur Shpend Ahmeti e Fatmir Limaj dolën të hënën nga takimi me Thaçin, ata morën vetëm një sasi të vogël dokumentesh për këtë dialog.
Ndër të tjera, ekipi është “ankuar” se nuk ka dokumentacion të bollshëm për procesin e dialogut, i cili ka nisur nga viti 2011.
Pritjet e ekipit negociator për më shumë dokumentacion nga bisedimet mes palës kosovare dhe serbe në Bruksel dhe qasja për nisje nga ‘pika zero’ e dialogut, për njohës të çështjeve politike në vend, po cilësohen si të gabuara, shkruan Kallxo.com.
Bashkëkryesuesit e ekipit negociator, Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj, të hënën, nga presidenti Hashim Thaçi kanë pranuar një ‘raport’ të bisedimeve, por jo edhe transkriptën nga takimet e Brukselit. Ndërkaq, presidenti Thaçi tha se kryenegociatorëve ua ka dorëzuar një “dokument informues” për procesin e dialogut.
Lidhur me këtë, analisti politik Imer Mushkolaj, ka thënë për Kallxo.com se ekipi negociator nuk ka pasur se çfarë të marr më tepër nga presidenti Thaçi.
“Nëse kryenegociuesit kanë pritur diçka më shumë, pritjet kanë qenë jo reale pasi që nuk ka dokumente të tjera. Nëse presidenti ka folur fshehtë me presidentin serb, e unë besoj që ka pasur takime të fshehta, atëherë ato nuk besoj se janë evidentuar diku dhe se do t’i ofrohen ekipit negociator”, tha ai.
Sipas Mushkolajt, deklarimi i zëvëndëskryeministrit Fatmir Limaj se dialogu do të nis nga “pika zero”, është jo real.
“Ekipi negociator nuk po e fillon një proces të negociatave prej zeros por po e vazhdojnë prej një momenti të caktuar. Përtej deklaratave që bëhen për opinion, besoj që procesi ka shkuar larg dhe presidenti Thaçi nuk i ka informuar si duhet anëtarët e delegacionit shtetëror për takimet, me fokus mundësinë e korrigjimit të territoreve”, theksoi analisti, duke shtuar se delegacioni duhet ta arsyetojë punën e vet.
Sa i përket dokumentacionit të bisedimeve në Bruksel, gazeta ka provuar të marr një qëndrim dhe nga ish-kryenegociatorja e procesit të dialogut, Edita Tahiri, por e njëjta ka thënë se nuk mund të përgjigjet deri javën e ardhshme.
Ndërkaq, ish-ministri në Qeverinë e Isa Mustafës, tash deputet i LDK-së, Arban Abrashi në një konferencë për media, është shprehur se beson që tërë dokumentacioni i këtij procesi është dorëzuar nga ana e Mustafës.
“Nuk kam përgjigje shumë të sigurt për këtë sepse është çështje shumë teknike, por duke e njohur z. Mustafa dhe sa përgjegjës është ai besoj që gjithçka është biseduar nga zonja Tahiri por edhe grupet tjera është dorëzuar. Jam më se i bindur që gjithçka është transparente”, ka thënë Abrashi.
Në anën tjetër, platforma e bisedimeve me Serbinë, e cila është në hartim e sipër nga ana e Delegacionit shtetëror, do të bëhet publike në fund të këtij muaji.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Natyra Kuçi.
“Rezoluta për dialogun me Serbinë që është miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës është korniza dhe dokumenti nga e cila do të burojnë parimet e platformës shtetërore për dialogun me Serbinë”, thuhet në përgjigjen e Kuçit.
PSD-ja në ekipin negociator përfaqësohet nga bashkëkryesuesi i këtij ekipi Shpend Ahmeti si dhe anëtarët Visar Ymeri e Dukagjin Gorani, do t’i zëvendësojnë në pritje vendet e LDK-së dhe LVV-së, pasi këto të fundit kanë refuzuar të jenë pjesë ekipit.
Ekipi negociator është formuar pas miratimit në Kuvend të rezolutës për dialogun me 15 dhjetor 2018, e cila është harmonizuar mes deputetëve të partive në pushtet dhe Partisë Socialdemokrate (PSD).
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAhmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së
Personi që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
Sonte tërmet në Maqedoni
Ministri i Mbrojtjes: Sot një mijë ushtarë për herë të parë kanë ngrënë biftek të klasit të parë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit