LAJMI I FUNDIT:

Epidemia e fruthit përfshin edhe të punësuarit në repartin kirurgjik të spitalit të Strugës

Epidemia e fruthit përfshin edhe të punësuarit në repartin kirurgjik të spitalit të Strugës

Zëvendësministri i Shëndetësië, Asim Musa pas raportimeve se janë sëmurë 50 për qind e të punësuarve në e personelit mjekësor në spitalin e Strugës tha se në repartin kirurgjik të spitalit të përgjithshëm të Strugës janë sëmurë 16 për qind e të punësuarve, përkatësisht nëntë nga 56 punonjës shëndetësorë që punojnë në këtë repart.

Ai shtoi se në spitalin e përgjithshëm, 70 për qind e të punësuarve janë vaksinuar duke njoftuar se ata që s’janë vaksinuar deri tani, do të marrin MRP vaksinën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë theksohet se reparti kirurgjik do të jetë i mbyllur për një javë, ndërsa pacientët do ta kenë mbrojtjen e domosdoshme shëndetësore. Ata do të çohen në spitalet e Ohrit dhe Manastirit.


Nga fillimi i epidemisë së fruthit e deri tani, në Qendrat për Shëndet Publik, janë vaksinuar 1.780 persona, prej tyre 65 për qind janë punëtorë shëndetësorë, studentë dhe nxënës në shkollat e mesme medicinale.

Numri në total i personave të vaksinuar deri në moshën 14 vjet me MRP vaksinën nga fillimi deri tani është 25.808.

“Vaksinimi është e vetmja masë për parandalimin e shpërndarjes së epidemisë së fruthit dhe rritjes së imunitetit kolektiv”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori