Enver Haliti premton rrjet të ngrohjes qendrore për qytetin e Ferizajt

Në tubimin për shpalosjen e programit elektoral për Ferizaj, kandidati i VV-së Enver Haliti u premtoi qytetarëve se do të punojë për ndërtimin e rrjetit të ngrohjes qendrore.
Sipas tij, për këtë projekt tashmë është përfunduar studimi I fizibilitetit dhe se kostoja e investimit që parashihet për të mbuluar pjesë dërrmuese të zonës së qytetit është 70 milionë euro.
NGa ky investim sipas Halitit qytetarët do të mund të kursejnë miliona euro të faturave të energjisë elektrike, sepse nuk do të kenë nevojë të shpenzojnë më energji elektrike për ngrohje gjatë dimrit.
Sipas Halitit, ky projekt mund të furnizojë qytetarët me ujë të ngrohtë edhe gjatë stinëve tjera, e të mos shpenzohet me bojlerë, në mënyrë që të kursehet sa më shumë buxheti familjar.

















































