Enrique: Atletico rivali kryesor i Barcës për titull

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka thënë se Atletico Madridi, jo Real Madridi, është rivali më i madh për titull në këtë sezon.
Real Madridi është 12 pikë prapa rivalit të përbetuar Barcelonës, kur kanë mbetur edhe 10 ndeshje por t’u zhvilluar deri në fund të sezonit. Kurse, Atletico është tetë pikë prapa Barcelonës që mban vendin e parë në La Liga, transmeton Goal.
“Rivali jonë më i madh është Atletico, që është i dyti, pastaj Reali që është i treti. Kemi një diferencë që e kemi fituar, por ende kemi shumë punë për të bërë”, ka thënë Enrique.

Nga
Telegrafi
11/03/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































