LAJMI I FUNDIT:

Enis Bytyqi thumbon kolegët, ironizon me klikimet e tyre marramendëse duke i krahasuar me ato të yjeve botërorë

Enis Bytyqi thumbon kolegët, ironizon me klikimet e tyre marramendëse duke i krahasuar me ato të yjeve botërorë
Foto: Enis Bytyqi/Instagram

Është përfolur shpesh herë për shifrat marramendëse që këngëtarët e estradës shqiptare arrijnë me këngët e tyre në platformën YouTube.

Shpesh këto shifra konkurrojnë edhe yjet me famë botërore, e ndërsa për vërtetësinë e atyre askush nuk dëshmon.

Duket se dilema për këto shifra të larta të kolegëve të tij, ka edhe këngëtari i njohur ferizajas, Enis Bytyqi.


Këtë gjë ai e bëri duke publikuar në InstaStory një pamje të klikimeve që kanë arritur reperët e famshëm botërorë The Weeknd dhe Jason Derulo.

Foto: Enis Bytyqi/InstaStory

“The Weeknd i bën dy milionë për një ditë (artisti më i suksesshëm për momentin)… e na po i bojm ka 3-4 për një ditë, kur doni me i lënë këto shaka oj estradë”, ka shkruar këngëtari, teksa ka publikuar një pamje të këngës së re “Snowchild” të The Weeknd me dy milionë klikime në YouTube.

Më pas, Bytyqi ka publikuar edhe shifrën e klikimeve të YouTube-it për këngën “Keep you dancing” të Jason Derulo, e cila ka vetëm 500 mijë klikime.

Foto: Enis Bytyqi/InstaStory

“500 mijë për një ditë këtij, shumë i dobët qenka”, ka shkruar Enisi në InsatStory.

Duke qenë se shqiptarët nuk kanë çasje dhe traditë të blerjes së këngëve në platformat muzikore si Apple Music apo Spotify, mund të jetë e pranueshme që shifrat e klikimeve të shqiptarëve në YouTube të jenë më të larta se zakonisht, por kur at sfidojnë shifrat e yjeve botërorë, atëherë lë vend për të dyshuar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

Magazina
Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Magazina
Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Magazina
Kalo në kategori