Këngëtarja e re, Endrita Bllaca ka promovuar këngën e saj të re “Me zemër”.

Në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini, ajo ka thënë se fansat po e krahasojnë zërin e saj me atë të Elvana Gjatës.


Këngëtarja ka thënë se kënga “Me zemër” ka motive të një historie dashurie, por asgjë nuk është personale.

Videoklipi është realizuar në Kotor të Malit të Zi, dhe xhirimet nuk kanë marrë shumë kohë.

“Për mua ka qenë me rëndësi mu promovua zëri im, e jo diçka tjetër”, ka deklaruar këngëtarja duke arsyetuar kohën e shkurtër të xhirimeve të videoklipit.

Endrita ka thënë se është duke punuar për projektet e ardhshme, por për momentin ajo do të shoh si po shkon projekti i saj i fundit, “Me zemër”./Telegrafi/