LAJMI I FUNDIT:

Endrit Ademi publikon baladën “Tradhtare e bukur”

Endrit Ademi publikon baladën “Tradhtare e bukur”
Endrit Ademi (Foto: Instagram/EndritAdemi0)

“Tradhtare e bukur” është titulli i këngës më të re, të cilën e ka publikuar Endrit Ademi.

Është fjala për një baladë, e cila është kompletuar edhe nga ana vizuale me një video muzikore që i përshtatet përmbajtjes së tekstit.

Muzikën e kësaj kënge e ka bërë Kreshnik Avdiu, i cili njëherësh e ka shkruar edhe tekstin.


Ndërsa për orkestrimin e këngës “Tradhtare e bukur” është kujdesur Florent Boshnjaku. Produksioni Asha është kujdesur për xhirimin e videoklipit të projektit të ri muzikor.

Endriti është i njohur për interpretimet e mira të baladave, të cilat pëlqehen nga fansat e muzikës së tij.

“Haku jem” është një prej baladave më të fundit që ai kishte sjellë gjatë vitit të kaluar, me muzikë dhe tekst të Yll Limanit e me orkestrim të Florent Boshnjakut.

Këngëtari është mjaft aktiv edhe në evenimente të ndryshme muzikore, në ahengje familjare dhe argëtime të ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Do e shkelje me këmbë siç ka bërë ajo me ty” - Xheneta Fetahu reagon ashpër ndaj pyetjes së Danjës drejtuar Gjestit

“Do e shkelje me këmbë siç ka bërë ajo me ty” - Xheneta Fetahu reagon ashpër ndaj pyetjes së Danjës drejtuar Gjestit

Magazina
Olta shfaqet atraktive dhe sensuale teksa shijon pushimet në Kubë

Olta shfaqet atraktive dhe sensuale teksa shijon pushimet në Kubë

Magazina
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
Përplasje e ashpër mes Rozanës dhe Eglit: Motra erdhi për ty, por ti flisje për Gjestin, ky të ka shkelur dinjitetin

Përplasje e ashpër mes Rozanës dhe Eglit: Motra erdhi për ty, por ti flisje për Gjestin, ky të ka shkelur dinjitetin

Magazina
Laerti kërkoi një darkë vetëm më Olën, por revoltohen banorët e tjerë duke i quajtur falsë

Laerti kërkoi një darkë vetëm më Olën, por revoltohen banorët e tjerë duke i quajtur falsë

Magazina
Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Magazina
Kalo në kategori