Real Madridi e ka siguruar blerjen e sensacionit brazilian Endrick për më shumë se një vit më parë, saktësisht në dhjetor të 2022.

Sidoqoftë, ylli i Palmeiras duhej të qëndronte në Brazil edhe për një vit e gjysmë deri sa të mbush 18 vjet në korrik, kjo për shkak se lojtarët nën moshën 18-vjeçare nuk lejohet që të transferohen në Evropën.


Ani pse na ndajnë katër muaj para se ai zyrtarisht të bëhet pjesë e gjigantit spanjoll, Endrick pritet që të luajë ndeshjen e tij të parë në “Santiago Bernabeu” shumë më shpejt se sa e prisnit.

Endrick është ftuar nga kombëtarja e Brazilit dhe pritet të luajë në miqësoren ndaj Spanjës më datë 26 mars e cila do të luhet në stadiumin ikonik “Santiago Bernabeu”.

Screenshot 2024 03 01 232400

Përveç Endrick të ftuar gjithashtu janë edhe dyshja Vinicius dhe Rodrygo, andaj nuk përjashtohet mundësia që treshja e Real Madridit ta nisin së bashku nga minuta e parë këtë ndeshje.

Endrick këtë sezon deri më tani është paraqitur në 31 ndeshje në kampionatin brazilian, ku ka shënuar 11 gola./Telegrafi/

Screenshot 2024 03 01 232322

telegrafi sport app