LAJMI I FUNDIT:

Endri Çekiçi ka luajtur si zëvendësues për Shqipërinë në ndeshjen ndaj Hungarisë

Endri Çekiçi ka luajtur si zëvendësues për Shqipërinë në ndeshjen ndaj Hungarisë

Kuqezinjtë morën tri pikë të arta nga kjo përballje, ku mesfushori shqiptar bëri paraqitje shumë të mirë.

Por Çekiçi kërkon më shumë minuta nga Edoardo Reja pas paraqitjes së mirë që bëri ndaj Hungarisë, teksa në konferencën për shtyp në pragë të sfidës ndaj San Marinos deklaroi me bindje se Shqipëria do të ketë një ardhme të ndritur.

“Në pjesën e parë kemi bërë ndeshje të mirë edhe me Poloninë. Na tha trajneri në pushim dje që mos bënim të njëjtat gabime se mund të na përsëriteshin të njëjtat gabime. Besoj se kemi një grup me lojtarë të talentuar, besoj se në vitet e ardhshme do kemi ekip kompetitiv jo vetëm në rajon por edhe në botë”, tha Çekiçi.


Tutje mesfushori i Konyaspor ka folur edhe për minutat që po ka në dispozicion te Kombëtarja e Shqipërisë.

“Natyrisht që çdo lojtar do të luaj, e rëndësishme është që të jesh pjesë e grupit, vjen gradualisht, edhe nëse nuk luaj do bëj maksimumin. Vij këtu për fanellën. Nuk na vendos në trysni kundërshtari sepse e dimë çfarë cilësish kemi, besojmë te lojtarët dhe mund të arrijmë vendin e dytë në grup. Ka shumë lojtarë të rinj dhe këtu do e shohim njëri-tjetrin për shumë vite. Në ndeshjet në vazhdim hap pas hapi loja do vijë duke u përmirësuar”, vazhdoi tutje mesfushori.

Ai foli edhe për një goleadë të mundshme të Shqipërisë në ndeshjen e së mërkurës ndaj San Marinos.

“Do ishte ekstra, por në fillim tri pikët kanë vlerë. Besoj se kemi ndryshuar stilin e lojës, jemi më ofensivë, do hyjmë për të shënuar”, tha Çekiçi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi mund të bëjë transferim shokues nga Chelsea

Real Madridi mund të bëjë transferim shokues nga Chelsea

La Liga
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave

Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave

Përfaqësueset
Renditen 10 boksierët më të pasur në histori - mbesin jashtë Mike Tyson dhe Anthony Joshua

Renditen 10 boksierët më të pasur në histori - mbesin jashtë Mike Tyson dhe Anthony Joshua

Boks
Zbulohet klubi i preferuar i Rashford për t’u transferuar në janar

Zbulohet klubi i preferuar i Rashford për t’u transferuar në janar

Ndërkombëtare
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Ylli i Man Utd arrin marrëveshje për t’u larguar nga klubi – i pari në epokën e Amorim

Ylli i Man Utd arrin marrëveshje për t’u larguar nga klubi – i pari në epokën e Amorim

Premier League
Kalo në kategori