Këngëtarja Enca Haxhia tashmë është kthyer në një nga personazhet më të komentuara në rrjetet sociale.

Artistja, e cila këtë kohë ka qenë goxha aktive me postime, këtë herë ka publikuar një fotografi provokuese duke pozuar nga mbrapa dhe duke vënë në fokus të pasmet e saj.


Imazhin e ka ndarë me 2.3 milionë ndjekësit, ndërsa për një kohë të shkurtër postimi i 24 vjeçares është bërë viral gjithandej.

Screenshot 3 26 Enca Haxhia (Foto: Instagram)

"Pamje në pamje, mirëmëngjes", ka qenë përshkrimi i fotografisë.

Ndërkaq, kjo pozë arriti të grumbullojë afro 60 mijë pëlqime e komente nga më të ndryshmet.

Screenshot 4 23 Enca Haxhia (Foto: Instagram)

Duke qenë se këtë kohë ka marrë pak pushim nga muzika, Haxhia të fundit këngë e lansoi në fund të muajit korrik.

"Break Down" mban titullin kënga, në të cilën bashkëpunoi me reperin Don Xhoni. /Telegrafi/