Këngëtarja Enca Haxhia e ka nisur në moshë shumë të re karrierën si këngëtare.

Fillimisht, ajo është bërë pjesë e shumë programeve për fëmijë, duke cituar gjithnjë se dashuria e saj më e madhe ishte muzika.


Së fundmi, Haxhia ka publikuar në rrjetet sociale disa video të realizuara kohë më parë, duke thënë se ishte e para këngëtare shqiptare që realizoi 'cover'-a në YouTube.

nc

Ndërsa më vonë, ajo publikoi në InstaStory një tjetër video, ku kësaj radhe thumbon kolegët e saj.

“Zëri im kur isha një fëmijë, është më i mirë se i kolegëve të mi tani”, ka shkruar Enca.

enca

Enca kishte publikuar disa këngë radhazi kur ishte adoleshente, gjersa suksesin më të madh e arriti me këngën "A po t'pelqen".

Tani ajo është njëra ndër këngëtaret më të klikuara në trevat shqiptare, gjersa numëron mbi një milion ndjekës edhe në rrjetet sociale. /Telegrafi/