LAJMI I FUNDIT:

Enca dhe Orinda Huta surprizojnë fëmijët me sindromë Down (Video)

Enca dhe Orinda Huta surprizojnë fëmijët me sindromë Down (Video)

Këngëtarja Orinda Huta ka pak kohë që ka sjellë në ekranin e “Living” emisionin e saj më të ri dedikuar fëmijëve me sindromë Down “Surprisa SD”.

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin,  javë më parë Orinda ka rrëfyer për rrugëtimin e këtij emisioni, duke thënë se qëllimi parësor i tij është një surprizë dhe buzëqeshje për fëmijët me sindromën Down.

Orinda Huta e dhënë pas surprizave, flet për "Fustanin e ëndrrave" dhe dashurinë e parë
Lexo po ashtu Orinda Huta e dhënë pas surprizave, flet për "Fustanin e ëndrrave" dhe dashurinë e parë

Duke qenë një emision social, sigurisht që rruga më e mirë do ishte që brenda tij të influencoheshin personazhe të njohura publike, të cilët shumica prej tyre shquhen për solidaritetin dhe mesazhet që përçojnë te publiku.


Këngëtarja e njohur Enca Haxhia ka qenë e ftuara e radhës në këtë emision, e cila përmes vizitës së saj ka gëzuar një prej fanseve të vogla me sindromë Down.

Emisioni ku Enca do të jetë e ftuar, do të transmetohet të shtunën e ardhshme, gjersa në YouTube është publikuar edhe promoja e transmetimit.

https://www.youtube.com/watch?v=_Nnd_ZDHBlE

Producentja e emisionit, njëherit edhe kolegia e këngëtares, Orinda Huta, ka falenderuar përmes rrjeteve sociale Encën, e cila nuk hezitoi të ishte pjesë e një prej episodeve të këtij emisioni duke dhuruar buzëqeshje për një prej fëmijëve që e ka kërkuar shumë atë.

“Surprisa SD” vetëm para pak ditësh është zhendosur edhe në Kosovë për të xhiruar një nga emisionet e saj këtu, duke mos lënë anash kështu as fëmijët me sindromë Down të Kosovës, të cilët në pamundësi për tu përkrahur edhe aq shumë nga shteti, të vetmet dyer të hapura për ta mbeten organizimet private. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Magazina
Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë

Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë "frikë" dhe i afrohen, disa nuk guxojnë as ta nxjerrin në nominim

Magazina
Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Magazina
Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Magazina
Shokon Redoni: Mesazhin në 'Big Love' për Eglin nuk e kam dërguar unë, më kanë përdorur emrin tim

Shokon Redoni: Mesazhin në 'Big Love' për Eglin nuk e kam dërguar unë, më kanë përdorur emrin tim

Magazina

"Sulmohet" nga fansat e Gjestit, Zebërvoki nxjerr armën pasi përfshihet në një kamerë të fshehtë

Magazina
Kalo në kategori