LAJMI I FUNDIT:

Emre Belozoglu: Mos e komentoni asistimin tim, por supergolin e Vedat Muriqit

Emre Belozoglu: Mos e komentoni asistimin tim, por supergolin e Vedat Muriqit

Fenerbahçe ka startuar si është më së miri sezonin e ri të Superligës së Turqisë.

“Kanarinat” kanë shënuar fitore të thellë në javën e parë duke triumfuar kundër Gazisehir Gaziantep me rezultat 5-0.

Një prej pesë golave e ka realizuar edhe reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili shfrytëzoi një asistim të mrekullueshëm të kapitenit Emre Belozoglu.


Ky i fundit ka lavdëruar tejet mase sulmuesin prizrenas dhe ka kërkuar që të komentohet më tepër goli i 24-vjeçarit se sa super asitimi i tij.

“Në rend të parë duhet të lavdërohet goli i Muriqit dhe jo pasimi im. Mediat për këtë duhet të flasin. Unë nuk kam bërë pasim të saktë, por Vedati e bëri që të duket super asisitim. Ai është lojtar që të jep besim të madh”.

“Ai po e njeh shumë mirë ligën tonë. Edhe sa i përket karakterit, ai po i përshtatet Fenerbahçes. Kohën që e ka humbur Feneri me sulmues, ai do ta përmbush shumë shpejt. Atë e bën të veçantë dhe të afërt me shikuesit edhe fakti se si fëmija ka qenë tifozë i Fenerit. Muriqi është lojtar që ka vlera të mëdha. Ne kishim nevojë për një lojtar si ai”, ka pohuar kapiteni i klubit stambollas.

Ndryshe, Muriqi sezonin e kaluar kishte shënuar 17 gola dhe ka bërë tetë asistime gjersa ishte lojtar i Rizesporit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori