LAJMI I FUNDIT:

Emocione në studion televizive, gruaja me kancer nga Peja dhuron 50 euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Emocione në studion televizive, gruaja me kancer nga Peja dhuron 50 euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Kosovarët kanë hapur dyert e shtëpive dhe banesave të tyre për të mirëpritur vëllezërit dhe motrat nga Shqipëria që kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

Ata po dhurojnë krejt çfarë kanë. Dikush, madje e ka hequr edhe pallton që e kishte veshur për t’ia dhuruar dikujt që sonte ka më shumë nevojë për të.

Njëjtë ka vepruar edhe zonja Gjyljeta nga Peja që sonte e ka harruar edhe sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet.


“Unë jam e sëmurë nga kanceri. Dëshiroj t’i dhuroj 50 euro”, ka thënë ajo mes lotëve në emisionin N’drrimi i Natës në Klan Kosova në një linjë telefonike të drejtpërdrejtë për donacione për ta ndihmuar Shqipërinë.

Zonja nga Peja ka prekur të gjithë të pranishmit në studion e NIN-it në Klan Kosova, përfshirë edhe moderatorin e këtij emisioni Alaudin Hamitin që po ashtu mes lotëve e ka përmbyllur emisionin.

Ky gjest i jashtëzakonshëm i bujarisë emocionoi fort dhe përloti edhe këngëtaren Loreta Kaçka, reperin Mozzik dhe aktorin Kushtrim Sheremeti që ishin në studio dhe u bënë pjesë e iniciativës për të mbledhur para për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.