Emisioni i Report-it ishte i neveritshëm dhe me shumë paragjykime, tha kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën më të madhe italiane ”Corriere Della Sera” (CDS).
Më poshtë intervista e plotë:
CDS: Zoti kryeministër Edi Rama, nuk ndryshuat mendje pasi protestuat te Rai për emisionin e Report-it për paktin Itali-Shqipëri?
Rama: Fatkeqësisht, nuk mund ta fshij atë fjalë. As inteligjenca artificiale nuk mund të gjejë një fjalë tjetër që e përshkruan më mirë atë emision. Megjithatë, dua të sqaroj se unë nuk kam protestuar.
CDS: Telefonuat Corsinin.
Rama: I kam komunikuar shërbimit publik një fakt shumë të rëndë, për të cilin në të kundërt nuk do të vihej në dijeni.
CDS: A ju duket e drejtë dhe normale që kryeministri i një vendi tjetër, sado miqësor, të bëjë presion në televizionin shtetëror? Partitë opozitare me qeverinë Meloni po e konsiderojnë skandal.
Rama: Para se të fajësojnë natyrën e fjalës sime dhe të bërtasin për skandal, miqtë e mi të dashur opozitarë në Itali duhet të interesohen për shkaqet dhe të përpiqen të kuptojnë se dinjiteti dhe transparenca janë të rëndësishme edhe kur flitet për shërbimin publik italian edhe kur bëhet fjalë për institucionet publike shqiptare dhe personat që i përfaqësojnë ato. Unë nuk kam as mjete dhe as qëllim që të imponoj diçka në punët e brendshme të vendit tuaj. Megjithatë, unë kam për detyrë të mbroj vendin tim nga stereotipi i tmerrshëm i një epoke tjetër, të krijuar nga media në Itali për Shqipërinë dhe shqiptarët.
SDC: A nuk është e vërtetë se puna në qendrat e paraburgimit të migrantëve nuk po ecën sipas planit? Dhe se 650 milionë euro shpenzime të pritura në pesë vjet janë rritur në një miliard?
Rama: Çfarë kanë të bëjnë me ne të gjitha polemikat në vendin tuaj për flukset, kostot, kontratat e kështu me radhë? Asgjë. Dhe çfarë lidhje ka fakti që sekretari i përgjithshëm i qeverisë shqiptare ishte avokat penal në Itali, më shumë se 10 vite më parë, me paktin për emigrantët? Dhe për çfarë arsyeje të pakuptueshme duheshin thënë gënjeshtra dhe shpifje të eksportuara nga Shqipëria në Itali për t’u hedhur si gurë shtrigave në sytë e audiencës së Report-it?.
SDC: Ish-avokati penal Engjëll Agaçi, i cili dikur mbronte mafiozët dhe trafikantët shqiptarë të drogës dhe tani është Sekretar i Përgjithshëm i qeverisë, është njeriu kyç i protokollit apo jo?
Rama: Ka pasur një ndërsim jo të arsyeshëm kundër Agaçit. Përtej dëmit, edhe një linçim publik. Pasi censuruan pyetjen e kërkuar nga programi nga Sekretari i Përgjithshëm dhe i pranuar prej tij, pasi ai u përgjigj me email, ata vazhduan ta akuzonin se nuk kishte pranuar të përgjigjej. Ishte një gjë shumë e madhe për t’u gëlltitur në heshtje.
SDC: A është për një formë kompensimi që i kërkuat drejtuesit të Report, Sigfrido Ranucci, që të mund të përgjigjej me një intervistë live?
Rama: Nuk kam kërkuar asnjë dëmshpërblim. Të enjten kam shkëmbyer një mesazh miqësor me Ranuccin, pasi kam publikuar në X reagimin tim për intervistën e tij në një televizion shqiptar. Ndoshta më në fund do të arrij të pohoj arsyet tona në programin e tij, pa u censuruar.
CDS: Meqë ra fjala, çfarë mendoni për censurën Rai për Scuratin?
Rama: Nuk i di detajet e çështjes.
CDS: Megjithatë, detajet e marrëveshjes për dëbimin e emigrantëve të nënshkruar me Melonin, duhet t’i dini. Do të kushtojë një mal me para dhe nuk do të zgjidhë asgjë? Edhe ju zoti kryeministër pranuat se keni dyshime…
Rama: Nëse nuk keni dyshime ndërsa përpiqeni të hapni faqe të reja të çfarëdo lloji, atëherë jetoni një hap larg dështimit, kjo është e gjitha.
CDS: Opozita akuzon Melonin se po ndjek modelin Orban për çështjen e të drejtave civile dhe lirisë së informacionit dhe medias. A e kanë gabim ata apo ka vërtet diçka për t’u shqetësuar?
Rama: Si mund të them se kush ka të drejtë dhe kush e ka gabim, nëse edhe duke ndërhyrë në mënyrë qytetare për një çështje shumë serioze të censurës dhe dezinformimit të lirë që prek Shqipërinë, u gjenda në mes të një stuhie italiane, ku lufta politike është e pamëshirshme?
CDS: Ju na siguruat se nuk e keni telefonuar mikeshën tuaj kryeministre përpara se t’i telefononit Corsinit. Dhe më pas, a folët me Melonin? Dhe çfarë i keni thënë njëri-tjetrit?
Rama: Nuk kam folur me Giorgia Melonin, sepse kjo imja është një betejë për të vërtetën dhe dinjitetin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Kryeministrja juaj nuk ka asnjë lidhje, edhe nëse vendin tim e tërhoqën me zor në valle si një objektiv kolateral sulmi kundër qeverisë së saj
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Shqiptarët në Bursa të Turqisë organizojnë iftar masiv

Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa