Emily dhe Kylie aprovojnë: Ky model fustani të duhet për në vjeshtë

Kur vjen puna te moda, mund të mbështetemi tek Emily dhe Kylie!


Të famshmet kanë përzgjedhur këtë fustan specifik, që me shumë gjasa do të jetë ‘super in' gjatë këtij sezoni.

Emily festoi në Londër me Cara Delevingne, Adwoa Aboah dhe Paloma Elsesser.

gettyimages 1681315147 65046f59c0431 gettyimages

Modelja veshi një fustan të zi, të shkurtër, të thurur, të grisur në disa vende. Ajo e kombinoi me një grim të thjeshtë, flokë të lëshuara dhe çizme kauboj.

Të njëjtin fustan ka zgjedhur më parë edhe Kylie.

Fustani është krijim i koleksionit të ri për vjeshtën nga Ance Studio dhe duket goxha i lezetshëm.

340860634 2912288558908107 7714401208553730053 n 650472e6b24c8