Një burrë është tërhequr zvarrë dhe goditur në mes të kampit Idomeni, në mes të kufirit grek dhe maqedonas dhe është dorëzuar direkt në polici.

Pamjet e shfaqura sot tregojnë se si një grup i refugjatëve kanë “marrë ligjin në duart e veta” dhe e kanë dërguar “të burgosurin” e tyre drejt policisë, transmeton Telegrafi.


Madje, ai gjatë dërgimit për në polici është goditur dhe tërhequr zvarrë, pasi dyshohet se kishte përdhunuar një fëmijë.

Fotografi i cili mori imazhet nuk mund të konfirmonte nëse vajza e cila qëndronte prapa tij ishte viktima.

Megjithatë, thuhet se nëse stacioni i policisë kishte qenë më larg, ai mund të jetë përballur me vështirësi serioze. /Telegrafi/

222

333

444

555