OBRM-PDUKM nëpërmjet Vlladimir Nelloskit ka reaguar në lidhje me emërimin e Arta Toçit si zëvendësministre e Punëve të Jashtme, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Sipas OBRM-PDUKM-së ky emërim është skandaloz për shkak të një publikimi nga ajo me titullin ''Kufinjtë si mit'' duke përmendur në të Konferencën e Londrës.


Nelloski ka kërkuar rishikim të vendimit nga Zoran Zaev dhe të ketë përgjegjësi ndaj maqedonasve për emërimin e bërë. /Telegrafi/