Përbërësit:- 1 l qumësht, - 2 puging nga vanilja, - 250 g sheqer, - 3 sheqer të vaniljes, - 1 çokollatë për zierje, - 200 g lajthi të bluara, - 200 g kokos, - 200 g biskota të bluara, - 1 kuti biskota - 1 krem shkume, - 250 g margarinë - Përgatitja: 1. Pudingun përzieni me pak qumësht, ndërsa qumështin e mbetur qitni sheqer dhe vlojeni, pastaj shtojani pudingun e përzier. Zieni derisa të dendësohet.

2. Kur të ftohet filli shtoni sheqerin e vaniljes dhe margarinën dhe ndajeni përbërjen në 3 pjesë të njëjta.


3. Pjesës së parë shtojani çokollatën e shkrirë dhe lajthitë, në të dytën kokosin, ndërkaq në të tretën biskotat e bluara.

4. Radhisni një radhë biskota – fillin me çokollatë dhe lajthi, një radhë biskota – fillin me biskota, një radhë biskota – fillin me kokos, një rend biskota – kremin shkumë.

/Telegrafi/