Arta Nitaj konsiderohet si një prej femrave më të bukura shqiptare.
Paraqitjet e saj marrin çdo herë vëmendje dhe e njëjta gjë ka ndodhur edhe së fundmi kur ajo postoi disa imazhe të reja.
Për mbi 300 mijë ndjekës në Instagram, modelja shqiptare solli disa fotografi në reja të cilat natyrisht në fokus ishin linjat e saj fizike.
Bukuroshja nga Peja njihet për përkushtimin e madh që ka ndaj fizikut të saj me dieta dhe ushtrime në palestër, prandaj edhe vërehen frytet e punës.
Prandaj fizikun e formësuara, Arta u kujdes që ta vinte në pah edhe në fotot e reja ku shihet me një veshje dypjesëshe, bluzë të shkurtër me mëngë të gjata rozë të lehtë dhe rruaza të bardha dhe një minu-fund nga I njëjti material që ia theksonte këmbët me një prerje anash.
Duke kuruar pamjen deri në detajin e fundit, Arta vendosi grim të theksuar me nuance rozë dhe aksesor.
Zeshkania joshëse përfundoj dukjen me çantë ore dhe sandale me taka dhe platformë.
Arta pranoi komente dhe mijëra pëlqime brenda pak minutash nga ana e admiruesve të saj të shumtë.
Ndryshe, kujtojmë që Arta së fundmi është bërë pjesë e disa videoklipeve të artistëve, i fundit është “Luje belin”, nga Dafina Zeqiri dhe Kida. /Telegrafi/