Në konferencën më të madhe të energjisë në rajon, CIGRE 2025, kompania Electra SH.P.K. prezantoi me sukses historinë e saj 17-vjeçare, një rrugëtim që bashkon inovacionin, standardet ndërkombëtare dhe partneritetet globale në sektorin energjetik.

E themeluar në vitin 2008, Electra ka kaluar nga një kompani vendore në një qendër teknologjike rajonale, me bashkëpunime me kompani ndërkombëtare si ABB, Schneider Electric, Megger dheGE Vernova. Me projekte që variojnë nga rrjetet e shpërndarjes 10(20) kV e deri te sistemet SCADA, Electra ka luajtur një rol kyç në modernizimin e infrastrukturës elektrike të Kosovës.


Një nga projektet më të rëndësishme mbetet Parku me Erë “Kitka” (32.4 MW), projekti i parë i këtij lloji në Kosovë, ku Electra ishte kontraktori kryesor përgjegjës për furnizimin, ndërtimin dhe komisionimin e plotë të nën stacionit dhe rrjetit energjetik. Ky projekt shënoi një moment historik në tranzicionin e gjelbër të vendit.

Në vitet e fundit, Electra ka zgjeruar aktivitetin e saj në prodhim, duke u bërë kompania e parë në Kosovë e certifikuar si ABB Value Provider dhe Master EcoXpert Power Distribution nga Schneider Electric. Sot, kompania prodhon qindra panele të tensionit të mesëm dhe të ulët nën licenca ndërkombëtare, produkte që tashmë eksportohen në Bullgari, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Serbi.

Me eksporte mbi 1.1 milionë euro në vitin 2025 dhe pjesëmarrje të suksesshme në panairin “The Smarter E Europe” në Mynih, Electra ka dëshmuar se teknologjia “Made in Kosova” mund të konkurrojë denjësisht në tregjet evropiane.

Sot, Electra mbetet partneri më i besuar në sektorin energjetik të Kosovës, duke ofruar zgjidhje të avancuara në energjetikë, automatizim, testime deri në 400 kV dhe prodhim të certifikuar.

Electra – 17 vite inovacion, partneritet dhe energji për të ardhmen.

Website: www.electra-ks.com

Email:info@electra-ks.com

LinkedIn: electra-l-l-c/

Instagram: electra_ks

Facebook: ElectraKS