El Nino është një fenomen klimatik që përsëritet në mënyrë periodike në Oqeanin Paqësor.
Përveç ngrohjes së përgjithshme që vjen si pasojë e emetimit në atmosferë të gazrave dhe që shkaktojnë atë që është quajtur "efekti serrë", edhe fenomeni El Nino, i cili ngroh sipërfaqen e Oqeanit Paqësor, mund të ketë një ndikim edhe më të shpejtë, por edhe më të madh, transmeton Ikub.
Në këtë përfundim ka arritur profesori Phil Jones i Njësisë për hulumtime klimatike të University of East Anglia.
Deri më sot, vitet 2010 dhe 2005, kanë qenë vitet më të nxehta që nga viti i largët 1880, vit prej nga kanë filluar të ruhen të dhëna të besueshme. /Telegrafi/