LAJMI I FUNDIT:

Ekzekutimi i biznesmenit në Shëngjin, Nikulajt nxjerrin nga ngujimi familjen e porositësit të vrasjes

Ekzekutimi i biznesmenit në Shëngjin, Nikulajt nxjerrin nga ngujimi familjen e porositësit të vrasjes

Disa ditë pas ekzekutimit të biznesmenit të njohur Ardian Nikulaj në Shëngjin, familja e Edmond Haxhisë, porositësit të kësaj vrasje ka dërguar një përfaqësi të tyre në familjen Nikulaj, për t’i konfirmuar se nuk kishin asnjë lidhje me ngjarjen dhe nuk ishin në dijeni për atë çfarë thuhej për të afërmin e tyre.

Nikulajt kanë pranuar përfaqësinë e tyre dhe janë shprehur se nuk do të kërkojnë hakmarrje ndaj fisit të tyre dhe i vetmi që do duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore është Edmondi.

Del video e portugezit që dyshohet se ekzekutoi biznesmenin në Shëngjin
Lexo po ashtu Del video e portugezit që dyshohet se ekzekutoi biznesmenin në Shëngjin

Në këtë mënyrë u kanë dhënë atyre mundësinë për të mos qëndruar të ngujuar dhe për të vijuar jetën normalisht.


Që në momentin Edmond Haxhia u konfirmua se porositësi i vrasjes së Ardian Nikulajt, fisi Haxhia në respekt të traditës u ngujuan.

Gazetari i ABC News, Gjergj Figurin raporton se familjarët e Edmond Haxhisë në asnjë moment nuk kanë pranuar se kanë pasur dijeni për këtë ngjarje dhe këtë e kanë marrë vesh vetëm në momentin që emri i Edmond Haxhisë doli nga policia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori