LAJMI I FUNDIT:

Eksperti i lartë amerikan thotë se coronavirusi ka mundësi të arrijë nivelin e Gripit Spanjoll

Eksperti i lartë amerikan thotë se coronavirusi ka mundësi të arrijë nivelin e Gripit Spanjoll

Eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, paralajmëroi të martën se epidemia e coronavirusit mund të rezultojë sikurse pandemia e Gripit Spanjoll, sëmundja e cila la të vdekur qindra miliona njerëz në nivel global, shkruan The Guardian.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Gripi Spanjoll, i cili u shkaktua nga gripi i virusit H1N1 – ishte sëmundja më e rëndë në atë kohë, pasi infektoi rreth 500 milionë njerëz në nivel global.

“Nëse analizojmë situatën e pandemisë së vitit 1918, e cila la të vdekur rreth 100 milionë njerëz nëpër botë, mund të themi se sëmundja ishte ‘nëna’ e të gjitha pandemive”, tha Fauci.


“Shpresojmë që sëmundja e COVID-19 të mos i afrohet kësaj epidemie, megjithëse ka instanca që virusi të arrijë deri në atë seriozitet sikurse Gripi Spanjoll”, u shpreh eksperti i lartë amerikan.

Ndryshe, numri i të infektuarve globalisht nga coronavirusi u rrit në 13.3 milionë, dhe më shumë se 578 mijë kanë ndërruar jetë, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Trump thotë se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën

Trump thotë se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën

Botë
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë, thonë shkencëtarët

Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë, thonë shkencëtarët

Botë
Mësuesja godet me thikë për vdekje një tetëvjeçare në Korenë e Jugut

Mësuesja godet me thikë për vdekje një tetëvjeçare në Korenë e Jugut

Azia
Kalo në kategori