LAJMI I FUNDIT:

Eksperti shqiptar: Ndërtesat e para viteve ’90 dhe urat në Shqipëri janë të rrezikuarat nga tërmetet

Eksperti shqiptar: Ndërtesat e para viteve ’90 dhe urat në Shqipëri janë të rrezikuarat nga tërmetet

Ndërtesat e ndërtuara përpara viteve ’90 nuk janë të sigurta ndaj lëvizjeve sizmiologjike. Tragjedia e Xhenovës ka alarmuar ekspertët shqiptarë se edhe ndërtimet e kësaj periudhe në Shqipëri shfaqin rrezikun e degradimit.

“Po të gjitha shfaqin probleme, betoni nuk është i përjetshëm. Duhet kontroll pasi nuk janë projektuar për lëvizjet sizmike, plus kanë ndryshuar dhe normat”.

Më të amortizuara janë godinat e viteve ’30 , ’40 e konkretisht Ministritë dhe institucionet e tjera të vendosura në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” të ndërtuara nga arkitektët italianë, përfshirë dhe korpusin universitar të cilat nuk kanë njohur asnjë ndërhyrje serioze përveç lyerjes së fasadave.


Arben Dervishi, një prej pedagogëve që ka qenë pjesë e një grupi që ka bërë prova për qëndrueshmërinë e këtyre ndërtesave flet për rëndësinë që kanë studimet për të parë deri ku shkon amortizimi.

“S’ka asnjë kontroll, plus kërkohet mirëmbajtje”.

Edhe për veprat inxhinierike të infrastrukturës mungon siguria.

“Nuk dua të vë alarmin, por janë të degraduara”.

Zgjidhja?

“Fonde për parandalimin. Shqipëria s’ka të tilla, ka vetëm fonde kur ndodh dëmi”.

Zv/ministri i Trasporteve Artan Shkreli pas tragjedisë që pasoi shembja e urës në Genova e vlerësoi si thirrje të paneglizhueshme për reflektim. Provat e bëra mbi objektet e ndërtuara ’80 apo ’90 vjet më parë sipas tij japin rezultate frikësuese për degradimin, ndaj kërkohet standard i ri kontrolli dhe një manual i ri ndërhyrje radikale jo pjesore si Xhenova./TvKlan/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori