LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët në RMV: Shpërndarja e Këshillit Gjyqësor, nënkupton përzierje të pushtetit ekzekutiv në atë gjyqësor

Ekspertët në RMV: Shpërndarja e Këshillit Gjyqësor, nënkupton përzierje të pushtetit ekzekutiv në atë gjyqësor

Ekspertët vlerësojnë se propozimi për shpërndarjen e Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorëve nëpërmjet ligjit, nënkupton përzierje të pushtetit ekzekutiv në atë gjyqësor. Akademiku Vllado Kambovski, porosit qeverinë e re që të mos përshpejtojë me këso hapa, por të fokusohet në rritjen e përgjegjësisë së anëtarëve të këshillave, por edhe në rritjen e transparencës.

“Është mjaft komplekse çështja e shkarkimit në tërësi të Këshillit Gjyqësor, pasi që nuk është e thjeshtë. Nëse e shkarkoni Këshillin Gjyqësor me lig, është pikëpyetje e madhe ajo nëse mundet trupa kushtetues të shkarkohen me ligje të thjeshta. Por këtu e keni edhe përbërjen e larmishme, kjo do të nënkuptojë në pjesë të madhe përzierje në pushtetin ekzekutiv, ajo është e drejta autonome e gjykatësve që t’i zgjedhin anëtarët e tyre në Këshillin Gjyqësor. Nëse e shkarkoni tërë Këshillin Gjyqësor, nuk e përjashtoni mundësinë që sërish ata gjykatës të zgjedhën për anëtarë të Këshillit Gjyqësor”, tha Vllado Kambovski, akademik.

Sipas Aleksandra Cvetanovskës nga Grupi Bluprint për Reforma në Gjyqësor, pushteti i ri duhet të ketë kujdes në lidhje me paralajmërimet për shpërndarjen e këshillave gjyqësor dhe të prokurorëve pasi që me këtë mund të krijohet precedent i rrezikshëm.


“Mbetemi koezistentë në qëndrimet tona në lidhje me atë që partitë politike dhe pushteti ekzekutiv nuk duhet të japë deklarata dhe të veprojë ndaj çfarëdo pavarësie të pushtetit gjyqësor, pasi që është e njëjta është e pavarur dhe duhet të mbetet e tillë. Çfarëdo hapa në lidhje me të njëjtën, do të paraqisnin precedent të rrezikshëm, për të cilin çdoherë kur do të ndërrohej pushteti do të mundej të ndryshohen ligjet dhe kështu sillet realisht në rrezik pavarësia dhe paanshmëria e organeve gjyqësore”, theksoi Aleksandra Cvetanovska, koordinatore e Grupit Bluprint për Reforma në Gjyqësor.

Aleksandar Tumanovski nga Oda e Avokatisë thekson që për reformat të tilla duhet të ketë konsultim të gjerë, përfshirë edhe avokatët.

“Pasi janë theksuar mendime të tilla, është e dukshme se diçka nuk është e mirë situata në ato këshilla. A janë ato zgjidhje të mira, duhet plotësisht të mendohet dhe të diskutohet me sferën e gjyqësorit dhe të miratohen konkluza të mençura me hapa të mençur që të bëhen ndryshime të mençura në ato trupa për të cilat, megjithatë duhet të mendohet se në atë mënyrë mund të rritej apo të kthehet besimi në gjyqësor”, theksoi Aleksandar Tumanovski, Oda e Avokatisë.

Ndryshe, qeveria e re ka premtuar se do të bëjë reforma rrënjësore në gjyqësor. Ndër projektet e para, është paralajmëruar shfuqizimi i Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorëve pasi që e kanë humbur besueshmërinë. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori