Në muajin nëntor të vitit 2024, mundësia e një rikthimi të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë po shfaqet si një realitet i mundshëm.
Skenari në fjalë përfaqëson një perspektivë befasuese për shumë evropianë, të cilët kaluan një periudhë sfiduese gjatë presidencës së mëparshme, sa ishte në pushtet Trump.
Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, në një intervistë me televizionin, France 1 e sheh si “kërcënim të qartë” për Europën një fitore të dytë të Trump. Kurse kryeministri belg, Alexander De Croo paralajmëroi së fundmi në një fjalim në Parlamentin Europian.
“Nëse viti 2024 sjell ‘America First’, Europa më shumë se kurrë do të duhet të mbështetet tek vetja.”
Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt në një dokument të institutit, European Council on Foreign Relations, ECFR, llogarit me pasoja globale në rast të rizgjedhjes së Donald Trump.
“SHBA do të hiqnin dorë nga politika për klimën dhe do të zgjeronin investimet në lëndë djegëse fosile. NATO-ja në rastin më të mirë-do të ishte inaktive. Do të kishte takime të rehatshme të Trump me miqtë e Putinit dhe Orbanit. Luftërat tregtare do të ashpërsoheshin.”
Florian Bieber, politolog dhe profesor i Universitetit të Grazit, në një intervistë për Telegrafin, po ashtu ka shprehur shqetësimin se rizgjedhja e Trump mund të ndryshojë garancitë për NATO-n.
Sipas tij, aspekti i sigurisë nuk do të vinte në mëdyshje vetëm në Ballkanin Përëndimor, përfshirë Kosovën, por edhe ne aspektin më të gjerë evropian.
Madje, Bieber shkon edhe me larg. Ai thotë se nëse rikthehet Trump, Kosova nuk duhet të mbështetet vetëm në SHBA-në.
“Sigurisht, testi kyç do të vijë në nëntor kur të zhvillohen zgjedhjet amerikane. Dhe në rast se Donald Trump fiton, duhet të shqetësohemi nëse garancitë e sigurisë të NATO-s do të funksionojnë ende në aspektin e angazhimit të SHBA-së. Dhe kjo, natyrisht, ngre shqetësime serioze, jo vetëm për Kosovën, por edhe për shtetet e tjera, anëtare të NATO-s. Pra, kjo është me të vërtetë sfida kryesore. Dhe atje, mendoj se Kosova do të ishte e këshilluar mirë për të ndjekur një strategji sigurie e cila nuk mbështetet vetëm në Shtetet e Bashkuara, por gjithashtu siguron që të ketë një angazhim shumë të fortë të sigurisë nga shtetet kyçe të BE-së përmes NATO-s”, tha Bieber.
Në një intervistë për Telegrafin, tha se dëmi kolateral më i menjëhershëm në Evropë i një administrate të Trump II ndoshta do të ishte Ukraina dhe NATO.
“Evropianët po zgjohen ngadalë nga fakti se së shpejti mund t’u duhet të sigurojnë veten e tyre, por kjo nuk është diçka që mund të krijohet brenda natës – apo edhe brenda pak vitesh”, u shpreh ai.
Pse shqetësohen evropianët?
Gjatë presidencës së tij, Donald Trump ka ndjekur politikën “Amerika e para”, e cila është karakterizuar me veprime të njëanshme dhe shpërfillje të aleatëve tradicionalë.
Trump ka kërcënuar se SHBA-ja do të tërhiqej nga NATO-ja, ku është fuqia më e madhe, dhe se do ta ndalonte ndihmën për Ukrainën, e cila asokohe përballej me një kryengritje separatiste, të mbështetur nga Rusia.
Ai ka urdhëruar tërheqjen e mijëra trupave amerikane nga Gjermania – edhe pse Biden më vonë e ka përmbysur vendimin – si dhe ka folur në disa raste me admirim për presidentin rus, Vladimir Putin.
Perspektiva e një mandati të dytë presidencial për Trumpin ngre pikëpyetje për kohezionin e aleancës transatlantike, për NATO-n dhe për luftën në Ukrainë.
Trump ka thënë se do t’i jepte fund luftës në Ukrainë brenda 24 orësh, por nuk ka treguar si.
Fituesin e përcakton ai që e fiton Kolegjin Zgjedhor, jo votën popullore. Në vitin 2016, për shembull, ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka fituar më shumë vota se Trumpi, por ka humbur garën në Kolegjin Zgjedhor.
Ky sistem kompleks përbëhet nga një grup zgjedhësish, të cilët përfaqësojnë secilin prej 50 shteteve të SHBA-së dhe votojnë për presidentin.
Tash për tash, e vetmja gjë e sigurt është se zgjedhjet do të mbahen në nëntor të vitit 2024. Vëzhguesit politikë hezitojnë të bëjnë ndonjë parashikim për fituesin, sidomos pas befasisë që kanë sjellë zgjedhjet presidenciale të vitit 2016./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/perplasja-qnr-e1739302975804-780x439.jpg)
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Konference-Ramush-Haradinaj-AAK-foto-Ridvan-Slivova-1-e1739303503575-780x439.jpg)
Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit
![LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet-2-780x439-1.jpg)
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ
![Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bilall-sherifi-850x527-780x439-1-e1739300072923-780x439.png)
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht