LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia gjermane do të rritet pak këtë vit

Ekonomia gjermane do të rritet pak këtë vit

Ekonomia gjermane do të rritet me 0.3 për qind këtë vit, parashikuan institutet kryesore ekonomike, duke theksuar se rënia e ndjeshme e çmimeve të energjisë zbuti ndikimin në fuqinë blerëse të qytetarëve.

Vjeshtën e kaluar, një grup institutesh parashikuan një rënie prej 0.4 për qind të aktivitetit në ekonominë më të madhe të Evropës.

Në vitin 2024, ekonomia duhet të rritet me 1.5 për qind, kanë llogaritur ata, duke ulur me 0.4 për qind parashikimin nga vjeshta e kaluar.


Rënia në muajt e dimrit duket se ka qenë disi më e butë se ç’pritej vjeshtën e kaluar, tha të mërkurën kreu i institutit ifo, Timo Wollmershäuser.

Arsyeja kryesore është një rënie më e lehtë e fuqisë blerëse falë çmimeve më të ulëta të energjisë.

Studiuesi i ifo megjithatë paralajmëron se inflacioni duhet të bjerë në gjashtë për qind këtë vit, nga 6.9 për qind e vitit të kaluar.

Presionet inflacioniste do të zbuten vetëm vitin e ardhshëm, kur norma e inflacionit duhet të bjerë në 2.4 për qind.

Ndryshe, katër institutet kryesore ekonomike gjermane, ifo, Instituti Halle për Kërkime Ekonomike, Instituti Kiel për Ekonominë Botërore dhe Instituti RWI–Leibniz për Kërkime Ekonomike, publikojnë parashikime të përbashkëta dy herë në vit, në pranverë dhe në vjeshtë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Ekonomi
Kalo në kategori