LAJMI I FUNDIT:

Eko aktivistët kërkojnë të ndalohen punimet në Vodno

Eko aktivistët kërkojnë të ndalohen punimet në Vodno

Në një konferencë për shtyp pranë Bashkisë së Shkupit iniciativa qytetare “E dua Vodnon” kërkuan që të hiqen mekanizmat ndërtues nga Vodnoja derisa nuk zgjidhet problemi, ndërsa Qeveria të dal me qëndrim zyrtar për projektin.

Ata i bëjnë apel Qeverisë që të ndalojë lejen e dhënë për ndërtim, të përpunohet në vlerësim të ndikimi të performancës së gazsjellësit ndaj mjedisit jetësor në parkun e mbrojtur Vodno dhe të ndryshohet plani urbanistik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tatijana Stojanovska, nga iniciativa qytetare, tha se kërkojnë qëndrim zyrtar nga Qeveria.


“Për gjithçka tjetër, do të konsiderojmë se Qeveria ka sjell ndonjë vendim, me të cilën nën presion i injorojnë palët e prekura. Vazhdojnë njëanshëm të vendosin, dhe me këtë më shumë do të preken qytetarët”deklaroi Stojanovska.

Sipas të dhënave të tyre nga grupi punues i formuar nga Qeveria, sipas Stojanovskës, nuk janë shqyrtuar pesë planet urbanistike katër nga të cilat kalojnë në pjesën veriore, dhe njëra në pjesën jugore, apo nëpër Vodno.

“Sipas neve nuk mund në asnjë mënyrë të merret aspekti kohor dhe financiar për degradimin e pasurisë natyrore. Duhet të rishikohet dhe të bëhet një analizë për zgjedhjen e planit urbanistik se a duhet patjetër të jetë nga pjesa jugore, apo ka opsione që të çohet nga pjesët verore”, tha Stojanovska./Telegrafi/