LAJMI I FUNDIT:

Ekipi olimpik i xhudos synon medalje botërore

Ekipi olimpik i xhudos synon medalje botërore

Ekipi olimpik i xhudos së Kosovës, do të garojë në Kampionatin Botëror, që prej 7 deri më 14 maj 2023 mbahet në Doha të Katarit.

Shtatë garues do të synojnë të fitojnë medalje në garën kryesore të vitit, e njëkohësisht edhe pikë të reja olimpike për Lojërat Olimpike Paris 2024.

Ekipi përbëhet nga kampionia olimpike, Distria Krasniqi, që në bagazhin e saj ka edhe dy medalje të bronzta të botës, kampionia olimpike, Nora Gjakova, medaliste e bronztë e botës, Loriana Kuka, po ashtu medaliste e bronztë e botës, si dhe Akil Gjakova, Laura Fazliu, Flaka Loxha dhe Erza Muminoviq.


Ky ekip do të udhëhiqet nga trajneri Driton Kuka dhe asistentja e tij, Majlinda Kelmendi, që si garuese është dy herë kampione e botës dhe një herë medaliste e bronztë.

Të hënën garojnë Krasniqi e Muminoviq në kategorinë -52 kg, të martën Nora Gjakova e Flaka Loxha (-57 kg), si dhe Akil Gjakova (-73 kg), të mërkurën garon Fazliu (-57 kg), ndërsa të premten Kuka (-78 kg). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori