Ekipi Olimpik i xhudos hyn në karantinë, izolohet në sallën stërvitëse

Coronavirusi prej ditësh ka kapluar edhe vendin tonë, derisa me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, që nga e premtja të gjitha aktivitetet sportive janë pezulluar.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët e vendit të qëndrojnë në shtëpi, në mënyrë që të shmangin përhapjen e mëtutjeshme të coronavirusit.
Shkaku i këtyre masave, sot edhe ekipi Olimpik i xhudos ka hyrë në karantinë.
Trajneri Driton Kuka, që në ekipë ka pesë garues, të cilët ndodhen brenda normës Olimpike Tokio 2020, ka theksuar se ekipi është izoluar në sallën stërvitëse në Pejë.
“Prej sot ekipi Olimpik është në karantinë, që do të thotë do të izolohet prej kontaktit me njerëz tjerë”, ka deklaruar Kuka për uebfaqen zyrtare të KOK-ut, www.noc-kosovo.org.
“Do të jenë krejt 10 persona, përfshirë sparing partnerët që do të qëndrojnë, ushqehen e stërvitin së bashku deri në një moment tjetër. Të gjithë do të jenë në karantinë tek salla ku stërvitim”, shtoi trajneri kampion Olimpik me Majlinda Kelmendin.
Shkaku i coronavirusit, Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF), ka pezulluar Grand Slamin e Ekateringut në Rusi, Grand Prixin e Tbilisit, Grand Prixin e Antalyas, gara këto që vlenin për pikë Olimpike, si dhe Kampionatin Evropian “Pragë 2020”, i cili tani pritet të mbahet në muajin qershor.
Driton Kuka mendon se edhe Lojërat Olimpike Tokio 2020, do të shtyhen.
“Lojërat Olimpike me siguri do të shtyhen. Normal, për ne do të ishte mirë të mbahen në kohë, meqenëse ne nuk kemi ndërprerje, por shumë shtete të fuqishme tashmë janë jashtë stërvitjeve dhe kjo flet shumë”, deklaroi Kuka.
Majlinda Kelmendi (-52 kg), Distria Krasniqi (-48 kg), Nora Gjakova (-57 kg), Loriana Kuka (-78 kg) dhe Akil Gjakova (-73 kg), pritet të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Tokio 2020 me normë.
LO Tokio 2020 janë paraparë të mbahen prej 24 korrik – 9 gusht 2020 në Tokio të Japonisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Meriton Korenica në super formë në Rumani – A do ta thërrasë Franco Foda për ndeshjet me Islandën?

Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

Chelsea po synon të paguaj trefishin e shumës që e kishte shitur për rikthimin e Marc Guehit

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri