Real Madridi nuk ka arritur të fitojë trofe të rëndësishëm shtetëror.

Gjiganti spanjoll u eliminua në Kupën e Mbretit ndërsa mbeti mbrapa edhe për titullin e kampionit ku dy trofetë u fituan nga Barcelona.


Por ‘Los Blancos’ mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve për vitin e tretë radhazi pasi janë në finale me Liverpoolin.

alisson Alisson (Foto: Getty Images)

Për edicionin e ri, Real Madridi po planifikon përforcime të mëdha kryesisht në fazën e sulmit.

Ndërkohë në portë pritet një investim i rëndësishëm pasi po tentohet transferimi i portierit brazilian Alisson.

Numri një i Romës mund t’i bashkohet Realit nëse ofrohen një shumë rreth 100 milionë euro.

Neymar Jr Neymar (Getty Images)

12 herë kampioni i Evropës, do të tentojë transferimin edhe të dy sulmuesve.

Objektivi numër një mbetet braziliani Neymar, që do ta zëvendësonte Karim Benzeman.

Salah 3 Salah (Getty Images)

Ndërkohë në vend të Gareth Bale, pritet transferimi i egjiptianit Mohamed Salah. /Telegrafi/Formacioni i mundshëm i Real Madridit për edicionin e ri:

Alisson*, Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo, Modric, Kroos, Casemiro, Salah*, Ronaldo, Neymar*.

Real Madridi

telegrafi sport app