LAJMI I FUNDIT:

Ekipi Blink pëson rënie të madhe në ranglistën botërore të CS:GO

Ekipi Blink pëson rënie të madhe në ranglistën botërore të CS:GO

Ekipi më i mirë i skenës shqiptare në “CS:GO Blink” po kalon ditë të vështira, si shkak i ndryshimeve të fundit në përbërje.

Siç duket ekipit “Blink” nuk po i ecën aspak mirë, menjëherë pas largimit të lojtarëve “SENER1” dhe “rigoN”, jashtë formacionit startues të ekipit “Blink” do të jetë edhe lojtari më i përfolur i vendit, Flatron “Juanflatroo” Halimi. Ky i fundit do ti mungojë skuadrës për një kohë, këtë e ka bërë të ditur vetë “Juanflatroo” përmes një postimi në rrjetin social Twitter, përcjell Telegrafi.

“Për shkak të problemeve shëndetësore do të bëjë një pushim nga të gjitha garat, për disa javë apo muaj, deri sa të filloj të ndjehem më mirë, do të kthehem më i fortë”, ka shkruar “Juanflatroo”, duke e falënderuar organizatën për mirëkuptimin.


Pas largimit të dy lojtarëve, BLINK me dy humbje radhazi në CS:GO
Lexo po ashtu Pas largimit të dy lojtarëve, BLINK me dy humbje radhazi në CS:GO

Ndërkaq ekipit i janë shtuar tre lojtarë të rinj ne rolin e zëvendësuesit, lojtarët shqiptarë si Kujtim “Gulito” Durmishi, Ensar “Caley” Ersuzi dhe Lisian “zigg” Mete, të cilët ishin pjesë e formacionit startues në ndeshjet e fundit të “Blink”.

Me këto ndryshime “Blink” ka pasur rënie dukshëm të madhe, ekipi shqiptar tashmë renditet në vendin e 135 në botë, nga renditja e 23-të të cilën ekipi e kishte arritur jo shumë kohë më parë. Kjo ka ndodhur si shkak i humbjeve të fundit, ku nga pesë ndeshje të zhvilluara, vetëm një prej tyre e kanë fituar, kundër ekipit gjerman “Sprout”, dhe katër të tjera të humbura. Një nga arsyet e renditjes në vendin 135 është edhe ndryshimi i formacionit startues.

Sener1 dhe rigoN largohen nga Blink, ky i fundit thyen heshtjen me një keshillë për të gjithë
Lexo po ashtu Sener1 dhe rigoN largohen nga Blink, ky i fundit thyen heshtjen me një keshillë për të gjithë

Ekipi i “Blink” për momentin ka këtë përbërje:

Dionis “sinnopsyy” Budeci

Genc “gxx-” Kolgeci

Kujtim “Gulitoo” Durmishi (stand-in)

Ensar “Caley” Ersuzi (stand-in)

Lisian “zigg” Mete (stand-in). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skenar i çmendur në Serie A: Ja çfarë ndodhë nëse Interi dhe Napoli përfundojnë sezonin me pikë të barabarta

Skenar i çmendur në Serie A: Ja çfarë ndodhë nëse Interi dhe Napoli përfundojnë sezonin me pikë të barabarta

Serie A
Euro goli i Valverdes ndaj Athletic Bilbaos, mban Real Madridin në luftë për titull

Euro goli i Valverdes ndaj Athletic Bilbaos, mban Real Madridin në luftë për titull

La Liga
Barcelona po planifikon të shesë dy yje për të financuar blerjen e Gyokeres

Barcelona po planifikon të shesë dy yje për të financuar blerjen e Gyokeres

La Liga
Arrigo Sacchi këshillon Real Madridin të mendojë dy herë për shkarkimin e Ancelottit

Arrigo Sacchi këshillon Real Madridin të mendojë dy herë për shkarkimin e Ancelottit

La Liga
Ylli i Barcelonës u përplas me Hansi Flickun pas rikthimit ndaj Celta Vigos

Ylli i Barcelonës u përplas me Hansi Flickun pas rikthimit ndaj Celta Vigos

La Liga
Mikel Arteta flet për gjendjen e Sakas pas lëndimit që pësoi ndaj Ipswich Town

Mikel Arteta flet për gjendjen e Sakas pas lëndimit që pësoi ndaj Ipswich Town

Premier League
Kalo në kategori