Ekipi gjerman, BIG ka befasuar ekipin FaZe duke e mposhtur në finale të turneut Roobet Cup me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.

Pas një ndeshje fantastike dhe plot emocione, më në fund fitues doli ekipi BIG, i cili e filloi mirë duke e fituar mapin e parë me rezultat 16-13.


Në mapin e dytë rezultati ishte edhe më i ngushtë se në të parin, të cilin e fitoi ekipi FaZe me rezultat 16-14, për ta dërguar ndeshjen në mapin e tretë dhe vendimtar.

Mapi i tretë gjatë gjithë kohës ishte i barabartë, ku pas 30 raundesh ndeshja shkoi në vazhdime, ndërsa në fund ekipi BIG arriti ta përmbyll me rezultat 19-17, dhe ndeshjen me rezultat përfundimtar 2-1 me mapa.

faze

Lojtari më i vlefshëm në ndeshjen finale ishte Florian 'syrsoN' Rische me 85 eliminime, dhe vlerësimin nga HLTV 1.33.

Me këtë sukses ekipi BIG, ka fituar çmimin prej 150.000 dollarësh.

syrson

Më poshtë e gjeni formacionin e ekipit fitues BIG:

Florian 'syrsoN' Rische

Nils 'k1to' Gruhne

Tizian 'tiziaN' Feldbusch

Johannes 'tabseN' Wodarz

Karim 'Krimbo' Moussa

/Telegrafi/

telegrafi sport app