“Ekip i pakëndshëm dhe i fortë si mysafir”, përzgjedhësi i Sllovakisë jep lëvdata për Kosovën

Përzgjedhësi i Sllovakisë Francesco Calzona ka lavdëruar Kosovën për paraqitjet e fundit, duke bërë të ditur se nuk do të jetë e lehtë përballja me “Dardanët”.
Sllovakia do ta presë Kosovën në muajin mars në kuadër të gjysmëfinales të play-offit të Botërorit 2026.
Calzona ka reaguar për herë të parë pas shortit, ku dha lëvdata për paraqitjet e fundit të Kosovës, ndërsa lavdëroi kombëtaren tonë edhe në ndeshjet që po zhvillon si mysafir.
“Kosova është një ekip që po rritet nga ana futbollistike dhe po ecën përpara. Ata e kanë zgjedhur një rrugë dhe po i përmbahen asaj, dhe tani kanë filluar të marrin frytet e para”.

“Në kualifikime fituan në Suedi dhe Slloveni, në shtëpi barazuan me Zvicrën. Ne duhet ta shfrytëzojmë avantazhin e fushës sonë, edhe pse është një ekip i pakëndshëm dhe i fortë edhe në fushë të kundërshtarit”, deklaroi ai.
Ndërkohë, përballja mes Sllovakisë dhe Kosovës do të zhvillohet më 26 mars 2026, ndërsa cila do skuadër që fiton do ta presë fituesin e gjysmëfinales tjetër Turqi – Rumani./Telegrafi/




















































