Egjipti do të blejë grurë nga Franca dhe Bullgaria në vend të Rusisë.

Në fakt, Egjipti ka bërë një ofertë nën pragun e vendosur nga Moskës.


“Rusia nuk ishte e kënaqur me çmimin e propozuar gjatë negociatave për blerjen e grurit”, sipas burimeve të agjencisë Bloomberg.

Në fillim të muajit shtator, ministri egjiptian i furnizimit, Ali El-Mosilhi, tha se gjatë negociatave të drejtpërdrejta me Moskën, Kajro ra dakord të blinte 480 mijë tonë grurë rus.

Disa ditë më vonë, Egjipti njoftoi se kompania tregtare e drithit, Solaris do të kishte të drejtë të blinte drithë nga çdo vend.

Ndihmësministri i Parë i Furnizimit të Egjiptit dhe Shefi i Bursës së Mallrave, Ibrahim Ashmawi, tha më parë se Kajro është ndër importuesit më të mëdhenj të grurit dhe pjesa e grurit rus në importet e saj vlerësohet në 80 për qind. /Telegrafi/