Një gjykatë e Kajros sot ka dënuar me vdekje katër persona për ‘akte të dhunës’, të kryera në Kajro në vitin 2015.
Siç bëjnë të ditur burime anonime nga gjyqësori, gjykata Penale në Giza, ka marrë një vendim për të dënuar me vdekje katër persona, dy nga të cilët janë gjykuar në mungesë, pasi paraprakisht u akuzuan për tentativë atentati ndaj një gjykatësi, si dhe për formimin e një celule terroriste.
Gjykata në fjalë dënoi edhe 12 persona të tjerë, që të gjithë të gjykuar në mungesë për të njëjtin rast, të cilëve u shqiptoi burg të përjetshëm, ndërsa 14 të tjerë morën dënime me nga 15 vjet burg, shkruan AA.
Që të gjithë të akuzuarit, 30 të tillë, u akuzuan se janë pjesëmarrës të një celule terroriste e cila ka tentuar të vras gjykatësin Fathi al-Bayoumi, si dhe të sulmojë pronën private dhe publike.
Dënimet e shqiptuara sot, kanë të drejtë ankese në gjykatën e Apelit.
Më herët këtë muaj, Parlamenti Evropian dënoi aplikimin e shpeshtë të dënimit me vdekje nga Egjipti, për çka u bëri thirrje autoriteteve egjiptiane të ndalojnë ekzekutimet.
BE-ja shprehu shqetësimin edhe për gjykimet në grup në Egjipt, si dhe për atë të cilën e quajti ‘numër i madh i dënimeve me vdekje të shqiptuara’.
Aktualisht, në Egjipt ka 30 të dënuar me vdekje, për të cilët ka një vendim përfundimtar, ndonëse nuk dihet numri i atyre për të cilët ka një dënim me vdekje të shkallës së parë. Organizatat për të drejtat e njeriut thonë se bëhet fjalë për qindra të tillë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Trump njofton raundin e dytë të bisedimeve me Rusinë për paqen në Ukrainë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë