Banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Edona James, tashmë ka fituar simpatinë e publikut.

Ajo po konsiderohet si njëra nga banoret më të sinqerta në shtëpi, për atë që ka transmetuar nga fillimi.


Trangjinorja nga Suhareka po pëlqehet për fjalët spontane e po ashtu edhe për afërsinë me banorët e tjerë.

Screenshot 3 3 Foto: Screenshot/YouTube

Së fundmi ajo po qëndronte në oborr me Bleron dhe Adrin, ku edhe po fliste duke thënë se është ‘femër e gumës’.

E njëjta shton se nuk e ndjen të ftohtin tani pasi është ‘femër e gumës’ dhe se ka investuar në trup 100 mijë euro.

Screenshot 4 3 Foto: Screenshot/YouTube

Kjo ka bërë që të qeshin dy konkurrentët e tjerë, meqë James po i pranon ndërhyrjet.

Edona ndryshe për këtë kohë është shpallur edhe e preferuara e publikut bashkë me Gani Gërminë e Bleron. /Telegrafi/