Edona James është njëra nga personazhet që po merr vëmendje të madhe në Big Brother VIP Kosova 2.

Ajo gjatë kësaj kohe ka pasur disa debate me konkurrentët e këtij formati, ndonëse veprimet e fjalët e saj po komentohen vazhdimisht.


Transgjinorja nga Suhareka së fundmi ka vendosur të bëjë një ndryshim në pamje.

Screenshot 6 8 Foto: Screenshot/YouTube

Ajo ka lyer flokët rozë, gjersa shfaqet duke e treguar të gjithë procedurën.

Duket se ky ndryshim i Edonës është bërë për një periudhë të shkurtër me një lloj ngjyre që edhe mund të fshihet.

Screenshot 7 8 Foto: Screenshot/YouTube

Në shtëpinë më të famshme në Kosovë, James ka treguar për fëmijërinë se e kanë njohur të gjithë si femër.

Ajo mes tjerash u shpreh se është veshur gjithnjë si vajzë dhe se ka qëndruar vetëm me vajza. /Telegrafi/