LAJMI I FUNDIT:

Edon Zhegrova do të ketë të drejtë të largohet nga Lille në fund të sezonit

Edon Zhegrova do të ketë të drejtë të largohet nga Lille në fund të sezonit

Edon Zhegrova po përgatitet për t’u rikthyer në skuadrën e Lille pas një operacioni për një problem fizik në fund të janarit.  

Ai shfrytëzoi këtë kohë për të konfirmuar se nuk do ta zgjasë kontratën e tij, e cila skadon në 2026, duke e thënë këtë gjë në një intervistë për Radio Dukagjinin.  

Diskutimet për të ardhmen e tij me presidentin e klubit, Olivier Létang, nuk çuan në një marrëveshje, pavarësisht nga ofertat e bëra, duke përfshirë një rritje paga dhe një klauzolë largimi për verën e ardhshme. 


Zhegrova ka tërhequr interesin e disa klubeve të mëdha, veçanërisht Napoli, pasi PSG bleu Khvicha Kvaratskhelian.  

Megjithatë, Lille nuk pranoi të lëshojë lojtarin në janar, duke e konsideruar atë thelbësor për garat aktuale, përfshirë Ligën e Kampionëve. 

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës
Lexo po ashtu Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Letang beson se Zhegrova mund të synojë më lart në të ardhmen, por klubi dëshiron të përfitojë nga talenti i tij për sa kohë që është akoma në skuadër. 

Operacioni i Zhegrovës u vonua për shkak të një diagnoze të gabuar, gjë që shtyu rikthimin e tij në fushë.  

Zhegrova është i vendosur të kthehet në formën më të mirë dhe të ndihmojë skuadrën në ndeshjet vendimtare të sezonit. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Boks
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Boks
Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Boks
Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

La Liga
Vjen vendimi i Juventusit për Thiago Mottan - flet drejtori i klubit

Vjen vendimi i Juventusit për Thiago Mottan - flet drejtori i klubit

Serie A
E ardhmja e tre yjeve të Liverpoolit: Dy po qëndrojnë, një po largohet

E ardhmja e tre yjeve të Liverpoolit: Dy po qëndrojnë, një po largohet

Premier League
Kalo në kategori