Edon Zhegrova shkëlqen në fitoren e Lille, gol dhe dy asistime ndaj Rennes

183:"23 Edon ZHEGROVA (losc) during the Ligue 1 Uber Eats match between Rennes and Lille at Roazhon Park on February 4, 2023 in Rennes, France. (Photo by Gwendoline Le Goff/FEP/Icon Sport) 10:"Icon Sport
Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, ka dhënë kontribut vendimtar në fitoren e Lillet të shtunën ndaj Rennesit me rezultat 3-1.
Rennesi kaloi qysh në minutën e parë në epërsi me golin e Amine Gouirit.
Por në pjesën e dytë, Zhegrova shpërtheu, duke shënuar fillimisht golin e barazimit në minutën 59-të.
Ai më pas asistoi te golat e Remo Cabella (85’) e Andre Gomes (90') që shënuan për t'i siguruar tre pikët Lillet.
Për Zhegrovën ishin kontributet e para këtë edicion të Ligue 1, duke filluar vetëm tani shkëlqimin.
Lille tash është në vendin e gjashtë me 38 pikë, ndërsa Rennesi një pozitë më lartë me 40 pikë./Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals








































