Ky edicion, i njëmbëdhjeti (11) më radhë i Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit – Anibar, përtej sipërfaqësimit të atyre që shërbyen dhe ende po shërbejnë në rendin e parë të detyrës, synon po ashtu të shpërfaqë e të nxis rimendimin e asaj se çfarë na bën neve njerëz.
Të pikëpyes se si është e mundur që ne në rrethana të jashtëzakonshme jemi në gjendje të marrim vendime e veprime që bien në kundërshti me vlerat dhe parimet tona si qenie njerëzore. Të vë në pikëpyetje se si në këto rrethana ne mund të ndryshojmë në mënyrë që të përmirësohet njerëzillëku ynë, ndjeshmëria për komunitetin dhe marrëdhënia jonë me mjedisin
NJERËZIT?!
Për një kohë të gjatë ata kanë qenë duke jetuar në dinamikë të shpejtë, pa hapësirën e nevojshme për të menduar për veprimet e tyre, marrëdhëniet me njëri-tjetrin e sidomos me mjedisin.
E gjithë kjo ndodhi njëherë dhe në një kohë kur frikërat ishin më të mëdha se sa shpresat. Qasja në hapësira publike dhe fjala e lirë ishte e kufizuar. Mjetet e komunikimit jepnin zë terrori dhe frike në vend se të kundërtën. Ishte kohë kur të drejtat dhe liritë po cenoheshin prej atyre në pushtet. Madje, edhe veprimet prej hiçgjëje siç është përhumbja në rrjete sociale sjellte sikurse një karusel episode ankthi. Pasiguritë ishin përcaktuesi i zakonshëm i secilës formë veprimi. Kështu pamundësohej edhe çdo formë e rrugë e duhur përparimi.
Mes përmes kësaj katrahure një pauzë në kohë padyshim se nevojitej. Dhe ashtu ndodhi, koha ndaloi, për pak. Ajo që njihej si mënyrë jetese e shpejtë, kaotike e me ndryshime edhe më të shpejta pësoi një trandje. Një trandje me pamje ndryshimi që askush nuk e priste.
Ishte me të vërtetë një shans për ndryshim!
Koha e fituar dha hapësirën e mjaftueshme për të rimenduar aksionet dhe mënyrat se si kjo specie do që të vazhdojë të jetojë në këtë botë. Për më tepër, dha edhe hapësirën për të rimenduar marrëdhëniet me njëri-tjetrin dhe mjedisin.
E dha mundësinë për të menduar rolin e gjithsecilit brenda rrëfimit të tyre. Atë se kush duan të bëhen dhe se si dëshirojnë të jetë vendi ku jetojnë. Erdhi si një letër e bardhë e zbrazët që pret krijimin e personazheve dhe mjedisit. Si përherë e në çdo situatë, edhe në këto kushte kjo specie duhej të gjindej; të gjente zgjedhje e zgjidhje.
Dhe si përherë, ne, NJERËZIT, natyrën tonë të vërtetë e zbulojmë nga veprimet që i ndërmarrin nën rrëthana të ngjashme. Disa zgjodhën keqpërdorimin e pushtetit, dezinformimin, përbuzjen e komuniteteve, shkencës e mjedisit duke përfituar në kurriz të masave. Por, shumë të tjerët punuan që ta lartësojnë njerëzinë tonë!
Në këto kohëra pasigurie një grup i njerëzve u zotua se raca jonë do të vazhdojë. Ata na siguruan se të gjithë do të jemi më mirë e më të sigurt. Ata u zotuan se ne mund të tejkalojmë çdo sfidë dhe se mund të mbështetemi tek ta në këtë kohë. Këta janë heronjtë tonë, të cilët vazhdojnë të shërbejnë me përulësi, duke e mbrojtur NJERËZIMIN dhe TOKËN!
Këtë edicion të festivalit ne do t’ua dedikojmë të gjithë atyre që shërojnë, japin mësime, krijojnë, mbrojnë, angazhohen, pastrojnë, shkruajnë, këndojnë, rrëfejnë, shërbejnë, gatuajnë, ndihmojnë, kujdesen, zhvillojnë, ngushëllojnë, mbështesin dhe informojnë.
• Shitësve të tregut dhe atyre që mbushin raftet;
• Fermerëve;
• Bukëpjekësve;
• Teknikëve që rregullojnë lidhjet e dobëta të internetit;
• Fqinjëve që pastruan rrugët natën që shkoi;
• Farmacistëve që punojnë jashtë orarit;
• Artistëve padallim që kompozuan, shkruan e performuan virtualisht sa për të na sigurar se paqja vjen në formën e artit;
• Të gjithë atyre që po punojnë për të siguruar vaksinën;
• Zjarrëfikësve;
• Atyre që kanë gatishmëri të ndajnë e të pranojnë rrëfime;
• Mbrojtësve të drejtave dhe lirive tona;
• Kujdestarëve e të sëmuarve në shtëpi;
• Atyre që shprehen kundërshtinë ndaj qeverisë duke goditur tiganin në secilin cep të ballkonit;
• Vullnetarëve që kohën e japin për t’i siguruar tjerëve ushqim;
• Gazetarëve;
• Mësuesve;
• Infermierëve;
• Doktorëve;
Juve!
NJERËZVE!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMomenti kur në finalen e Big Brother VIP Kosova publiku brohoriste emrin e Gjestit
DJ me famë botërore, Tiësto lëshon këngën "Gajdexhiu" të Zanfina Ismailit para një audience globale në New York
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet
Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3
Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë
"Nga tani je njësoj si të tjerët", Egli distancohet nga Gjesti, ky i fundit refuzon të largohet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova