Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamjet kur një person qëllimisht ndez zjarret në Berat.

Rama thotë se vetëm gjatë 24 orëve të fundit, strukturat e Policisë kanë identifikuar 14 autorë të zjarrvënieve.


"10 prej tyre janë arrestuar, ndërsa 4 janë proceduar penalisht. Forca Kombëtare e Sigurisë, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat Operacionale janë në terren, duke ndihmuar në evakuimin e banorëve dhe mbështetur Emergjencat Civile e Zjarrfikësit për shuarjen e flakëve", ka shkruar Rama në Facebook. /Telegrafi/