Këngëtari dhe njiherit producenti The Weeknd, ka refuzuar që të marr pjesë në turneun e këngëtarës Rihanna.
Abęl Makkonen Tesfaye i cili në skenë njihet me emrin The Weeknd, kishte paralajmëruar se do të shoqëroj këngëtarën Rihanna në turneun e saj të fundit me emrin ‘ANTI’, mirëpo lajmi i fundit në faqen online ‘Billboard’, bën të ditur se ky i fundit e ka anuluar pjesëmarrjen e tij.
Sipas agjensionit në fjalë, artisti 26 vjeçar është shumë i zënë duke punuar në studio albumin e tij më të ri dhe se nuk po gjenë kohë që ti bashkohet këngëtarës 28 vjeçare në turneun e saj botëror “Anti”, i cili fillon pas pak muajsh, më datën 17 Qershor në Amsterdam, ku këngëtarja do të promovoj studio albumin e saj të tetë me radhë.
Deri më të tani pjesëmarrjen në turneun ‘ANTI’, që të shoqëroj këngëtarën Bad Girl RiRi, e ka konfirmuar këngëtari Big Sean.