Arijanet Muric bëri një paraqitje të madhe në portën e Burlenyt në përballje me Totttenham në FA Cup, ku skuadra e tij pësoi me rezultat 1-0.

Portieri i Kosovës, ishte lojtari më i mirë i Burnleyt nga vlerësimi i SofaScore, me notën 8.4.


Ai bëri gjashtë pritje në total, prej tyre pesë të ardhura brenda zonës. Ai kishte një spastrim dhe pesë kapje të topit në ajër.

377221672 301883789507594 8328038742961855597 n

Golin i vetëm në këtë ndeshje u shënua nga Pedro Porro në minutën e 79-të, që erdhi nga goditje e fortë nga distanca.

Portieri lëshoi në fund portën për të sulmuar, ku ishte afër golit pasi gjuajti me kokë.

Muric nuk ka gjetur hapësirat e nevojshme te Burnley pas kalimit në Ligën Premier dhe ka disa oferta për të ndryshuar ambient në janar. /Telegrafi/

telegrafi sport app